Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtari i Komitetit, Z. Artan Kosti, morën pjesë në Sesionin 55-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtari i Komitetit, Z. Artan Kosti, morën pjesë në Sesionin 55-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

8 mars 2024

Gjenevë

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtari i Komitetit, Z. Artan Kosti, morën pjesë në Sesionin 55-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

 

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, dhe Anëtari i Komitetit Z. Artan Kosti, morën pjesë në Sesionin 55-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në panelin e diskutimit mbi luftën ndaj urrejtjes fetare, e cila përbën edhe nxitje për diskriminim, armiqësi ose dhunë.

Objektivat e këtij paneli diskutimi ishin: Identifikimi i shkaqeve thelbësore që sjellin përdhosjen e librave të shenjtë, vendeve të adhurimit dhe simboleve fetare, si një manifestim i urrejtjes fetare të cilat çojnë në nxitje për diskriminim, armiqësi dhe dhunë; gjetja e boshllëqeve ligjore, politikave dhe praktive të cilat parandalojnë këto akte të paramenduara publike; propozimi i normave ligjore dhe masa administrative për të parandaluar akte të tilla të urrejtjes fetare dhe këmbimi i përvojave dhe shembuj pozitive të ligjeve shtetërore, të politikave të zbatimit të ligjit, të cilat adresojnë dhe parandalojnë akte të urrejtjes fetare që nxisin diskriminim, armiqësi dhe dhunë.

Në qëndrimin e delegacionit tonë, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, Znj. Vasilika Hysi, u theksua harmonia ndërfetare në Shqipëri dhe veçanërisht roli aktiv i vetë bashkësive dhe drejtuesve fetarë në këtë proces. Gjithashtu, u vu në dukje niveli i lartë i bashkëpunimit të bashkësive fetare, si edhe angazhimet e tyre të përbashkëta në ruajtjen dhe forcimin e kësaj harmonie

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku dhe Anëtari i Komitetit, Z. Artan Kosti, morën pjesë në Sesionin 55-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.