Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, pritet në takime zyrtare nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Bashkësive Fetare, Kryemyftiu dhe Drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Fetare në Këshillin e Ministrave të Bullgarisë.

07 qershor 2023

Sofje, Bullgari

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, pritet në takime zyrtare nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Bashkësive Fetare, Kryemyftiu dhe Drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Fetare në Këshillin e Ministrave të Bullgarisë.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku, së bashku me anëtarët Z. Servet Gura dhe Znj. Erinda Jova, zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Bullgari, ku u shoqëruan nga përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Bullgari.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku u prit fillimisht nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Bashkësive Fetare në Bullgari, z. Robert Djerasi, në ambientet e Sinagogës, në Sofje. Në qendër të takimit ishte njohja nga afër me panoramën fetare në Bullgari, kuadrin ligjor lidhur me çështjet e fesë dhe sfidat me të cilat përballen insitucionet për krijimin e kushteve optimale të shprehjes së lirisë së besimit. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit në të ardhmen, mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dy vende me ngjashmëri sa i përket harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Më pas, Kryetari Bulku u takua me Kryemyftiun e Bullgarisë, Z. Mustafa Haji në mjediset e Kryemyftinisë. Gjatë bisedave u shkëmbyen përvojat e secilës palë, duke e vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit reciprok, të përçimit të vlerave njerëzore e fetare.

*          *          *

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku zhvilloi takimin e radhës me Drejtorin e Drejtorisë së Çështjeve Fetare në Këshillin e Ministrave, Z. Georgi Krastev dhe anëtarë të stafit të tij, në ambientet e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Pas prezantimeve përkatëse, në qendër të bisedimeve ishte krijimi i rrjetit të bashkëpunimit ndërfetar në Rajonin Ballkanik. Gjithashtu, në të u diskutua mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve, të organizimit të bashkësive fetare, grupeve fetare, legjislacionin në fuqi për to, praktikat e regjistrimit dhe njohjes së tyre nga ana e shtetit, etj.

Homologët bullgarë shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim shumëpalësh në nivel rajonal.