Kushtetuta e Shqipërisë Nenet mbi lirinë e fesë
Neni 10:
- Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
- Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
- Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëritjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cënohen interesat e të tretëve.
Neni 18:
- Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
- Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
- Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
Neni 20:
- Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
- Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.
Neni 24
- Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.
- Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.
- Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Baza Ligjore e KSHK
Krijimi dhe aktiviteti i Komitetit Shtetëror për Kultet mbështeten në këto Vendime të Këshillit të Ministrave:
- VKM nr. 459, dt. 23.09.1999, për krijimin e Komitetit Shtetëror për Kultet
- VKM nr. 128, dt. 14.03.2004, për amendimin e VKM nr. 459/1999
- VKM nr. 666, dt. 26.10.2005, për amendimin e VKM nr. 459/1999
- VKM nr. 344, dt. 07.06.2006, për amendimin e VKM nr. 459/1999
- VKM nr. 1029, dt. 27.11.2013, për amendimin e VKM nr. 459/1999
- VKM Nr. 1029, dt. 27.11.2013,, për amendimin e VKM nr. 459/1999
- VKM Nr. 602, dt. 10.09.2014, për amendimin e VKM nr. 459/1999
Komiteti Shtetëror për Kultet është i organizuar në bazë të Urdhërit të Kryeministrit:
Marrëveshje mes Bashkësive Fetare dhe Shtetit
Marrëdheniet mes Shtetit dhe Bashkësive Fetare rregullohen përmes marrëveshjeve të nënshkruara mes secilës Bashkësi Fetare dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje janë ratifikuar nga Parlamenti dhe janë kthyer në ligje, të renditura kronologjikisht këtu poshtë:
Marrëveshje me Selinë e Shenjtë të Kishës Katolike
Ligji Nr. 8902
datë 23.05.2002
Kliko!
Marrëveshje me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë
Ligji Nr. Nr.10 056
datë 22.1.2009
Kliko!
Marrëveshje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Ligji Nr.10 057
datë 22.01.2009
Kliko!
Marrëveshje me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
Ligji Nr.10 058
datë 22.01.2009
Kliko!
Marrëveshje me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë
Ligji Nr.10 394
datë 10.03.2011
Kliko!
Bashkësitë Fetare financohen nga buxheti i shtetit ne bazë të ligjit nr. 10140, datë 15.05.2009, “Për financimin e bashkësive fetare nga buxheti i shtetit”.
Financimi i Bashkësitve Fetare kryhet çdo vit nëpërmjet Komitetit Shtetëror për Kultet, në bazë të Vendimeve të Këshillit të Ministrave të viteve përkatës.
- VKM 245, datë 09.05.2018, për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2018
- VKM 216, datë 17.04.2019, për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2019
- VKM 493, datë 24.06.2020, për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2020
- VKM 493, datë 24.06.2020, për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2020
- VKM 244, datë 23.04.2021, për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2021
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut Nenet mbi lirinë e mendimit dhe besimit
Neni 18: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.
Neni 19: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.
Karta Evropiane e të Drejtave Fondamentale Neni mbi lirinë e mendimit dhe besimit
- Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.
- Liria e shfaqjes së fesë ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.