Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku viziton Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku viziton Kryegjyshatën Botërore Bektashiane
11 nëntor 2021
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku, zhvilloi një takim prezantues me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në mjediset e Selisë së Shenjtë.
Kryetari i KSHK-së e falënderoi Kryegjyshin Botëror për pritjen e përzemërt dhe shprehu mbështetjen institucionale për vijimësinë e marrëdhënieve të ndërsjella shtet-fe. Nga ana e tij, Kryegjyshi e uroi zotin Bulku për detyrën e re, duke e siguruar për një bashkëpunim të frytshëm nga ana e Kryegjyshatës për çdo çështje dhe shqetësim të komunitetit.
Gjatë kësaj vizite u bisedua gjithashtu për çështje të besimit fetar në përgjithësi dhe të besimit bektashian në veçanti, e cila vijoi me vizita në muzeun e bektashizmit, në biblotekën dhe arkivin e dokumentave, në fototekë etj.
Në këtë takim ishin të pranishëm anëtari i Komitetit, z. Lirim Neziraj, dhe punonjësja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, znj. Sheldiana Jano.