Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror merr pjesë në aktivitetin kulturoro-fetar “Ditët e dyerve të hapura”.

Kryetari i Komitetit Shtetëror merr pjesë në aktivitetin kulturoro-fetar “Ditët e dyerve të hapura”.

26 maj 2022

Kryetari i Komitetit Shtetëror merr pjesë në aktivitetin kulturoro-fetar “Ditët e dyerve të hapura”.

Me ftesë të Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku dhe anëtarët e këtij institucioni, znj. Erinda Jova dhe z. Servet Gura, morën pjesë sot në aktivitetin festiv “Ditët e dyerve të hapura”, të organizuar në mjediset e Shkollës 9-vjeçare jopublike “Atë Shtjefën Gjeçovi”, në Lezhë.

“Dasma shqiptare është një pasuri e madhe shpirtërore e kombit tonë. Ruajtja e traditave është vlerë për çdo njeri e sidomos për të gjithë të rinjtë. E kush më mirë se shkolla i ruan e kultivon vlerat njerëzore?” – këto vlera ishin në qendër të projektit “Dasma shqiptare” të realizuar me përkushtim nga nxënësit e mësuesit e shkollës “Atë Shtjefën Gjeçovi”.

Gjithashtu, pjesëmarrës ishin Ipeshkvi i Dioqezës Lezhë, Imzot Ottavio Vitale, Nunci Apostolik, Sh. Tij Mons. Luigi Bonazzi, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Lezhë, të ftuar nga Bashkia Lezhë, rregulltarë e rregulltare, prindër dhe ish mësues të kësaj shkolle.