Komiteti Shtetëror për Kultet

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Takimin e Parë mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit, në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Takimin e Parë mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit, në Maqedoninë e Veriut.

12-13 prill 2022

Shkup

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku merr pjesë në Takimin e Parë mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit, në Maqedoninë e Veriut.

Me ftesë të Komisionit Shtetëror për Marrëdhënie me Bashkësitë dhe Grupet fetare të Maqedonisë së Veriut (CRRCG), Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku dhe Anëtari i Komitetit, z. Servet Gura, morën pjesë në Takimin mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit, të zhvilluar në data 12-13 prill 2022, në Shkup.

Ky takim i parë rajonal nisi me pritjen e ngrohtë e miqësore të Drejtorit të CRRCG-së, z. Darian Sotirovski dhe vijoi me mbledhjen në mjediset e Sallës Qendrore të Seancave të Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve e përfaqësuesve të institucioneve homologe të Greqisë, Malit të Zi, Serbisë e Rumanisë.

Në qendër të takimit ishin diskutimet dypalëshe dhe shumëpalëshe për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërfetar rajonal, nën frymën e respektimit të vlerave njerëzore, si dhe për shkëmbimin e ndërsjellë të eksperiencave pozitive mes të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku, duke falenderuar organizatorët dhe përshëndetur pjesëmarrësit, bëri një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të Komitetit, të kontributit institucional në bashkërendimin e marrëdhënieve shtet-fe, të vlerave të patjetërsueshme të harmonisë fetare në Shqipëri, si dhe vuri theksin në rëndësinë e takimeve të niveleve të tilla rajonale.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe ndërajonal, mes delegacioneve u bisedua edhe për çështje të legjislacioneve përkatëse mbi fenë dhe për nxitjen e një sërë aktivitetesh të reja, projektesh e politikash të përbashkëta bashkëpunimi, me synim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave pozitive.

*                *                      *

Në ditën e dytë të “Takimit mbi Çështjet Fetare ndërmjet Vendeve të Rajonit të Ballkanit”, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodjan Bulku zhvilloi një takim dypalësh me Drejtorin e Komisionit Shtetëror për Marrëdhënie me Bashkësitë dhe Grupet Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Darian Sotirovski, në të cilin u diskutua ideja e organizimit të një konference shkencore midis universiteteve teologjike të vendeve tona, si dhe ideja e shkëmbimit të studentëve të teologjisë me qëllim shtrirjen e dialogut ndërfetar, jo vetëm në nivelin institucional shtetëror, por edhe në nivelin institucional teologjik.

Më pas, të kryesuar nga Drejtori i CRRCG, z. Sotirovski, dhe njëkohësisht organizator i këtij takimi të rëndësishëm rajonal, përfaqësuesit e institucioneve homologe, vizituan Manastirin e Bigorskit “Shën Joan. Baptist”, ku u njohën me historinë, jetën adhuruese dhe funksionimin e manastirit.