Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku mori pjesë sot Shërbesën e Varrimit të Kryepeshkopit të ndjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

30 janar 2025
Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku mori pjesë sot Shërbesën e Varrimit të Kryepeshkopit të ndjerë të Kishës Ortodokse Autoqefale Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në përshëndetjen e fundit për Hierarkun e shquar e të ndritur, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku mori pjesë në Meshën e Përshpirtjes të drejtuar nga Kryepatriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolemeu.
Në nderim të figurës dhe përkushtimit të madh të veprimtarisë ndërfetare dhe ndër të krishterë të Kryepeshkopit të ndjerë, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Z. Klodjan Bulku shprehu ngushëllimet e tij më të thella për largimin nga kjo jetë të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas, në respekt të të gjithë angazhimit të Tij për konsolidimin, në më shumë se tre dekada të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe në respekt të shpirtit të tolerancës, bashkëpunimit e komunikimit fetar e njerëzor me besimet dhe komunitetet e tjera fetare, në harmonizimin e konsolidimin e mëtejshëm të bashkëjetesës fetare në Shqipëri e më gjerë.
Në ceremoninë mortore, Kryetari Bulku ishte në krah të drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar e atyre fetarë vendas e botërorë.
