Komiteti Shtetëror për Kultet

PROJEKTI:

Marrëdhëniet Shtet-Fe në nivel lokal

• Shqipëria e Veriut •

PËRMBLEDHJE

Projekti studimor me temë: “Marrëdhëniet shtet–fe në nivel lokal”, u ndërmorr me iniciativën e Komitetit Shtetëror për Kultet, nisur nga indiciet e mbledhura në takimet e shumta me përfaqësues të ndryshëm lokalë.

KSHK ndërmori këtë projekt konstatimi/studimi, për të analizuar realitetin e marrëdhënieve mes pushtetit dhe feve/besimeve në nivel lokal.
Mbledhja e informacionit është realizuar 1) me zhvillimin e bisedave paraprake me drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare, dhe 2) me zhvillimin e intervistave me punonjësit/klerikët për marrëdhëniet ndërmjet pushtetit lokal dhe bashkësive fetare.

Ky studim pasqyron gjendjen aktuale të marrëdhënieve shtet–fe, pa asnjë influencë me karakter politik apo fetar, me qëllim:

  1. Nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe fetare,
  2. Pasqyrimin e problematikave me të cilat përballen përfaqësuesit e sipërpërmendur, në realitetin lokal,
  3. Testimin e shkallës së njohurive legjislative dhe informacionit në fushën e fesë, nga përfaqësuesit e sipërpërmendur.

Faza e parë e projektit mbulon Shqipërinë e Veriut, dhe përfshin qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës e Dibër, 25 bashkitë dhe njësitë administrative të tyre.

Qarqet Faza 1

PESËMARRËSIT

Në studim morën pjesë 178 përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare. Demografia e pjesëmarrësve është si në diagramat që vijojnë.

Shpërndarja sipas Qarqeve

Shpërndarja sipas Institucionit*

Faza-1 Demografia Institucionet

Shpërndarja sipas Gjinisë

Faza-1 Demografia Gjinia
* Shpërndarja e numrit të pjesëmarrësve reflekton shpërndarjen e përgjithshme të punonjësve shtetërorë në krahasim me bashkësitë ose organizatat fetare dhe që gjen shpjegim jo vetëm për nga forma organizative e bashkësive fetare/shoqatave, por edhe nga mënyra e tyre e punës. Vihet re një përfaqësim mjaft i vogël i grave në këtë studim: ato janë 50% më pak sesa në Shqipërinë e Jugut.

NJOHURITË LIGJORE

Rezultati i pyetësorit mbi të drejtat fetare të garantuara nga Kushtetuta, marrëveshjet e nënshkruara midis shtetit dhe bashkësive fetare dhe Ligjit për OJF-të.

Njohuritë mbi bazën ligjore, sidomos mbi Kushtetutën, nuk mishëronin nivelin më të lartë të pritshmërive, gjë që reflektohet jo vetëm tek punonjësit e administratës, por edhe tek përfaqësuesit e bashkësive fetare. Kishte mungesa të theksuara të njohjes së Kushtetutës (më shumë se katër qarqet e Shqipërisë së Jugut), të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare, si dhe të ligjit nr. 8788, dt. 07.05.2011 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, mungesa që fillimisht nuk të ishin kaq të dukshme, pasi baza ligjore konsiderohet se njihet mirë nga të dyja palët që operojnë në çështjet fetare.

PERCEPTIMI I MARRËDHËNIEVE SHTET-FE

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe ata të bashkësive/shoqatave fetare u pyetën, veçmas, mbi perceptimin e marrëdhënieve me palën tjetër. Vihet re se marrëdhëniet konsiderohen paksa më të dobta nga përfaqesuesit e institucioneve fetare.

Perceptimi i Institucioneve
Shtetërore

Faza1 Marredheniet Shtet-BF

Perceptimi i Institucioneve
Fetare

Faza1 Marredheniet BF-Shtet

Zgjidhja e Problemeve
të Ngritura

Shumica e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve i konsiderojnë marrëdhëniet me palën tjetër si “Bashkëpunuese”, gjë që flet për bashkëpunim të mirë mes tyre.

Një pjesë e vogël e të intervistuarve i konsiderojnë ato si marrëdhënie “kortezie”, ndërsa vetëm një pakicë i konsiderojë ato si të dobta.

Numri i problemeve të ngritura nga shoqatat/bashkësitë fetare rezulton të jetë jo shumë i lartë. Më të shumtën e herëve problemet kanë gjetur zgjidhje (89%), por institucionet shtetërore duhet t’i trajtojnë rastet e tilla më me përparësi dhe në kohën e duhur.

Trajtimi me seriozitetin e duhur i këtyre çështjeve nga organet e pushtetit vendor do të çojë në shmangien e radhëve të gjata nëpër dyer administratash.

SHMANGJA E DISKRIMINIMIT/FAVORITIZMAVE

A ka Favoritizëm
në Marrëdheniet me
Bashkësitë Fetare
Faza1 Favoritizmi
A Ndiheni të
Diskriminuar/Mënjanuar
nga Pushteti Vendor
Faza1 Diskriminimi

Shumë pozitiv është fakti që bashkësitë fetare/shoqatat nuk ndihen të diskriminuara e as të favorizuara nga institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e bashkësive fetare/shoqatave shprehen se funksioni që ata ushtrojnë nuk ka ndikuar që të shihen “me sy tjetër”, por as të marrin ndonjë trajtim të veçantë.

REKOMANDIME

  1. Përgatitja e një doracaku/manuali, ku të përfshihen Kushtetuta e Shqipërisë, marrëveshjet e nënshkruara me bashkësitë fetare, ligji për OJF-të, baza ligjore e Komitetit Shtetëror për Kultet etj., do të kontribuojë në një njohje më të mirë të legjislacionit dhe të institucioneve shtetërore, si dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale.
  2. Në institucionet shtetërore sugjerohet të ketë një punonjës të posaçëm, i cili të merret me trajtimin e çështjeve fetare, por dhe të shërbejë si pikë kontakti me Komitetin Shtetëror për Kultet.
  3. Për Projektin nr. II, që do të përfshijë Shqipërinë e Jugut, marrja e të dhënave duhet të bëhet në sistem kapilar, deri në njësitë më të vogla administrative. Kjo do të jetë një shtysë për përmirësimin e përpjekjeve institucionale në forcimin e bashkëpunimit në nivel vendor.